MENU
klinika

Viktima e paralajmëroi 4 ditë më parë

Vritet në Shkodër Ismet Çekorja, i biri në kërkim për atentatin ndaj Bruçit!

02.09.2022 - 17:23

4 ditë më parë doli në media për të kërkuar drejtësi për djalin që i është akuzuar për vrasje, sot, Ismet Çekorja është ekzekutuar me breshëri plumbash. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, shumë pak metra larg shtëpisë së tij. Autori/ët kanë qëlluar 7 herë me pistoletë ndaj Çekorjas dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 57-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital me shenja jete, por për fat të keq nuk ia ka dalë t’i mbijetonte plagëve të marra. Në momentin e vrasjes mendohet se ka pasur edhe persona të tjerë të cilët janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të cilët mund të zbardhin detaje ose mund të shërbejnë për grupin hetimor që të bien në gjurmët e autorëve.

Kush është Ismet Çekorja?
Ismet Çekorja është babai i Bajrman Çekorjas. Ky i fundit është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. 4 ditë më parë, Ismet Çekorja doli në një deklaratë për mediat, ku tha se familjes së tij i janë qepur shteti dhe bandat të veshura me pushtet.

Si ndodhi atentati ndaj Alban Bruçit, i përfshirë djali i viktimës?

Në 25 gusht, rreth orën 21:45, Alban Bruçi po lëvizte me makinën e tij tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua disa herë me pistoletë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapui, duke i shpëtuar për mrekulli kësaj tentative për ta ekzekutuar. Si autor të kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim, Bajram Çekorja, (djali i viktimës, Ismet Çekorja) dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Nga sa është raportuar, ka qenë sherri i ndodhur 2 vite më parë mes Fushës dhe Bruçi shkak i tentativës së atentatit të 25 gushti, teksa nuk dihet roli që ka pasur Çekorja.

Pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e sotëm të Ismet Çekorjas lidhet pikërisht me këtë ngjarje, ku është përfshirë djali i tij.