MENU
klinika

Samiti i “Ballkanit të Hapur”

Vuçiç: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori me Shqipërinë…

02.09.2022 - 11:03

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.

Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se se Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet.

Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.

“Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanicë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare. Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona. Lëvizja me dokument të identitetit është kurë kyç për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona midis tre vendeve janë në maksimumin e historisë (Shqipëria, Serbia, MV)”, tha Vuçiç.

Në këtë takim marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Përveç 3 liderëve, në takim do është i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si edhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur. Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.

AGJENDA

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I shpreh respektin tim Vuçiçit”

Rama në Beograd: Presidenti ka dhënë sinjal për paqen