MENU
klinika

"Ballkani i Hapur, nuk ka sjellë asgjë të keqe"

Vuçiç: Kritikët… po kërkojnë gjilpërën në kashtë

01.09.2022 - 13:53

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbajtur fjalën e rastit, përpara hapjes së panairit të verës në Beograd, në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Vuçiç theksoi se Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, duke shtuar se kritikët e kësaj nisme janë duke gjetur gjilpërën në kashtë. Ai shtoi se Beogradi është shndërruar në kryeqytet të verës.

“Ftoj qytetarët e Beogradit dhe të Serbisë që të vijnë deri të dielën e të provojnë shijen e verës. Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Mund të shihni sa i rëndësishëm është Ballkani i Hapur si nismë. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen me ne. Ne po përpiqemi që të heqim barrierat që kanë ekzistuar në këtë rajon. Nesër do kemi ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe atë të Hungarisë, kjo tregon interesin edhe të vendeve të tjera për nismën e Ballkanit të Hapur.

Vera bën njerëzit bashkë, hapa të mëtejshëm vijnë më pas. Shumë njerëz shpenzuan energji për të organizuar këtë event siç është. Dua të falënderoj në emrin tim, Edit, Dritanit, Dhimitrit dhe të Anës këta persona që ndihmuan për këtë panair. Kritikët e Ballkanit të Hapur po gjejnë gjilpërën në kashtë. Ballkani i Hapur sjell vetëm gjëra të mira e ne do të punojmë më me zell, që ta bëjmë rajonin më tërheqës për këdo”, deklaroi Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos përsërisim historinë"

Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje