MENU
klinika

"Tërhoqi aq shumë vëmendje sepse ishte ndryshe"

Vuçiç lavdëron fjalimin e vet: U ndoq më shumë se i Zelenskyt

23.09.2022 - 10:57

Presidenti serb Aleksndër Vuçiç është krenuar së tepërmi me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se fjalët e tij bënë krerë ndërkombëtarë shtetesh, të cilët iu afruan ta urojnë “dy herë më shumë se Volodymyr Zelensky-n”.

Përveç këtij “urimi dyfish më të madh”, presidenti serb, ka thënë se edhe dëgjueshmëria/shikueshmëria e fjalimit të tij “ka qenë dy herë më e madhe se e Zelensky-t”.

“Fjalimi im tërhoqi aq shumë vëmendje sepse ishte ndryshe. Sepse dikush aq i vogël guxoi të tregojë të vërtetën. M’u afruan dje krerë të misioneve të disa prej shteteve më të rëndësishme për të më uruar. Ata dolën jashtë korridori për të pritur, për të më thënë se një fjalim të tillë nuk e kanë dëgjuar që 10 vite. Edhe për nga guximi edhe gjithçka tjetër. Unë vetëm thash atë që mendova”, ka thënë Aleksandër Vuçiç para gazetarëve në New York.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi