MENU
klinika

"Shkelin ligjin ndërkombëtar"

Vuçiç nuk njeh rezultatet e referendumeve ruse në Ukrainë

28.09.2022 - 19:15

Serbia nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Serbia nuk do t’i njohë ato referendume pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka lidhje të ngushta me Moskën, shkruan Al Jazeera.

Ajo varet vetëm nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për ofensivën e saj, megjithëse në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të mbështesë gjithashtu pushtimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i frikshëm i analistit amerikan

“Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe”

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës

“Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin”


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi