Në Beograd u mbajt dje panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Në panair ishte i pranishëm edhe Kryeministri, Edi Rama.
Por, duket se panairin e ka shfrytëzuar më shumë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb e ka marrë seriozisht për të provuar sa më shumë lloje të verërave.
Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg Presidentit.
Por, Presidenti serb reagon menjëherë, duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar, por që Kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiç, më pas, ankohet duke thënë se Kryeministri i Shqipërisë, s’ka pirë asgjë.