MENU
klinika

Temë kryesore raportohet të jetë Kosova

Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

08.09.2022 - 11:10

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të shtunën.

Siç raporton media serbe B92, temë kryesore do të jetë Kosova.

Kjo pasi, të premten emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak bashkë me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Pas tyre takimeve, Vuçiç do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. E pos tjerash pritet të diskutohet edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për mospranimin e targave serbe, pasi marrëveshje për targat ende nuk ka. /Express/