Ekipi drejtues i Anthony Joshua ka konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord për një përballje gjithë-britanike me Tyson Fury më 3 dhjetor.
Fury e lëshoi sfidën ndaj rivalit të tij vendas javën e kaluar dhe i dha Joshua-s dy data për të zgjedhur; 26 nëntorin në stadiumin “Wembley” ose 3 dhjetorin në stadiumin “Principality” të Cardiff-it. Joshua e ka pranuar tashmë këtë të fundit.
“Mund të konfirmoj në emër të @anthonyjoshua se ne i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury për një duel më 3 dhjetor, kushte të bëra të premten e kaluar”, – postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.
Ekipi i Joshua reagoi shpejt me Frank Warren në Tëitter. Warren u përgjigj: “Kontrata do të mbyllet me ju shumë shpejt”. Pas këtij shkëmbimi në Tëitter, tani duket se dueli më i madh në kategorinë e peshave të rënda po afrohet më shumë.
Fury dhe Joshua dukej se do të takoheshin vitin e kaluar, kur po negocionin për një duel mes tyre, por një panel arbitrazhi vendosi që Fury duhej të përballej me Deontay Ëilder për të tretën herë në vend.
Që atëherë, Joshua ka humbur dy herë ndaj Oleksandr Usyk, ndërsa Fury ka sfiduar Wilder dhe Dillian Whyte. Meqë Usyk vendosi të mos duelonte përsëri më 2022, në mënyrë që të mund të pushonte trupin dhe të kalonte kohë me familjen në atdheun e tij, Ukrainë, Fury ishte i prirur të qëndronte aktiv dhe thirri Joshua.