Shakira ka publikuar së fundmi këngën e re ”Monotonia”, një bashkëpunim me Ozuna, që duket se rrëfen dhe zbulon arsyen e ndarjes së saj nga Gerard Piqué e të gjitha ndjenjat e artistes gjatë kësaj kohe. Teksti është shumë i qartë, flet për ndarje, zhgënjim dhe dashuri me fund jo të lumtur, por edhe videoklipi është i ndërtuar në atë mënyrë sa shfaq detaje që lidhen me historinë e artistes latine me futbollistin dhe me marrëdhënien e tyre.
Janë plot 10 detajet që tregojnë se kënga i dedikohet vërtetë Pique-së (jo se ne kishim dyshime) dhe hedh dritë mbi marrëdhënien e tyre, aq shumë të përfolur. Le t’i shohim së bashku:
1.Shakira dhe qëllimet e saj shumë të drejtpërdrejta.
Në nisje të këngës së re në sfond të videklipit dëgjohet “Te felicito”, projekti i fundit i Shakira-s, një referencë e qartë për faktin se ‘Monotonia’ është vazhdimi i historisë së saj, një histori që kishte nisur “fundin” e saj. Dhe në fakt kënga nis në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, me artisten që thotë: “Nuk ishte faji yt, as i imi. Faji ishte monotonia. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte.”
2.Rastësi? Jo aspak..
Edhe pse në asnjë moment nuk e tregon fytyrën, personi që qëllon drejtpërdrejt në zemrën e Shakirës në videoklip është i veshur tamam si Gerard Pique në videoklipin e “Me enamoré” në 2017. Më e qartë se kaq…
3.Klipi u xhirua në qytetin më “tradhëtar” në Spanjë.
Këngëtarja shfaqet në një supermarket në pjesën më të madh të video-s dhe pastaj në rrugë. Në fakt vendi ju ajo ndodhet, si qytet, është Manresa, qytet i Katalonjës, që është përzgjedhur nga një studim në vendin iberik si qyteti më “tradhëtar” në Spanjë. Pra qyteti ku njerëzit tradhëtojnë më shumë. Edhe kjo goxha e menduar…
4.Vrima në gjoks.
Shakira sic e thamë goditet nga dikush në kraharor dhe shfaqet pastaj me një “vrimë në gjoks”, teksa kërkon një vend të sigurt për të ruajtur zemrën e saj të dëmtuar. Ky detaj është përmendur edhe më parë nga këngëtarja në intervistën për “Elle”, e para ku foli drejtpërdrejtë për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe ku u shpreh:“Le të presim që ajo vrima në gjoksin tim të mbyllet dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”. Pra ka qenë Pique që ja ka shkaktuar këtë vrimë në gjoks, edhe në videoklip…
5.“Ti më le për shkak të narcizmit”.
Në tekst, Shakira flet për një moment “kyç” në lidhje, ku thotë: “Papritmas nuk ishe më i njëjti, më braktise për shkak të narcizmit tënd. Harrove se çfarë ishim dikur…” . Fansat e saj kanë argumentuar se është një lloj personaliteti që përcakon shumë qartë mbrojtësin e Barcelonës, mjafton për këtë të shihni profilin e tij në Instagram që ka vetëm foto të tijat, me dëshirën për të nxjerrë në pah vetëm veten.
6.Lepuri.
Në një moment të klipit Shakira shfaqet duke endur rrugëve, duke u përplasur me njerëzit që e injorojnë, me një person me kostum lepuri në sfond. Çfarë lidhje ka një lepur me jetën e Shakirës dhe Pique? Çifti adoptoi një lepur të bardhë vite më parë, i cili ngordhi vitin e kaluar, duke e zhytur artisten në trishtim të thellë.
7.Përpjekje dhe zhgënjim.
Me shumë sinqeritet Shakira tregon se ishte përpjekur ta shpëtonte marrëdhëdhënien, duke bërë të pamundurën që të qëndronin bashkë, megjithatë kjo kishte rezultuar në zhgënjim: “Nuk ke dhënë as gjysmën, por e di që kam dhënë më shumë se ti. Unë vrapoja për dikë që për mua as nuk po ecte”.
8.Vendimin për t’u ndarë mesa duket e ka marrë këngëtarja.
Nga një moment në tjetrin, sic tregon kënga dhe klipi. historia merr një kthesë dhe Shakira vendos të vendosë veten të parën dhe të shkëputet nga marrëdhënia: “Më mirë që kjo ka mbaruar tani. Mos më përsërit më, se e kam parë atë film tashmë. Unë të dua ty, por unë e dua veten më shumë. Është një lamtumirë e nevojshme.”
9.Zemra në kasafortë.
Videoja përfundon me Shakira që vendos zemrën e saj në një kasafortë. Një metaforë e qartë që për momentin zemra i është mbyllur plotësisht dashurisë, ndryshe nga ish-i, i cili po përjeton një moment shumë të ëmbël pranë Clara Chía-s, shumë pak kohë pas ndarjes. Le ta quajmë edhe si një lloj “thumbimi”.
10.Shakira nuk beson më.
Shakira dhe ekipi i saj nuk i kanë lënë asgjë fatit. Në sekondat e fundit të klipit artistja ecën drejt lirisë dhe pranë saj shihet skulptura e një Zoti grek, që ajo e le pas. Në vitin 2013, këngëtarja deklaroi se dashuria e saj për Piqué i kishte kthyer asaj “besimin në Zot”, por tani edhe kjo mesa duket ka mbaruar.
/News31