Leo Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Kështu thuhet nga revista ‘Four Four Tëo’, e cila ka bërë një renditje të 100 futbollistëve më të mirë në të gjithë historinë e këtij sporti bazuar në “influencën që ata patën në epokën e tyre të veçantë, ata që lanë më shumë kujtime dhe ata që më shumë mahnitën me talentin dhe arritjet e tij”.
Një listë ku argjentinasi renditet mbi legjendat e tjera si Diego Armando Maradona, Cristiano Ronaldo, Pelé, Zidane apo Johan Cruyff. “Ekspertët, shkrimtarët dhe fansat do të përpiqen të shprehin madhështinë e tyre me fjalë dhe metafora.
Por të gjitha do të dështojnë. Pas 20 vitesh, tifozët e rinj të futbollit do të lexojnë për një figurë mesianike, shkëlqimi i së cilës mahniti botën, theu një sërë rekordesh dhe vendosi epokën e tij të dominimit. Por derisa të shohin videot nuk do ta kenë idenë se çfarë kanë humbur”, – shkruan ‘Four Four Two Magazine”.
Kjo është arsyeja pse e zgjedh Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave. Pas tij qëndron figura e Maradonës, me të cilin të gjithë e kanë krahasuar që kur Leo Messi shpërtheu te Barcelona.
Më pas shfaqet emri i Cristiano Ronaldos, me të cilin ylli nga Rosario ka bërë ‘luftë’ për të parë se kush ishte më i miri i epokës së fundit. Më në fund, dhe për të kompletuar top-5, janë Pelé, gjeniu i 1000 golave, dhe Zinedine Zidane, me elegancën e papërsëritshme.
Lista e 100 lojtarëve me më shumë ndikim në botën e futbollit: