MENU
klinika

Meta: Nuk kemi marrëveshje për ndarje pushteti

A do tërhiqet PD në ndonjë bashki për t’i lënë vendin PL? Ja si përgjigjet Berisha!

27.10.2022 - 13:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se marrëveshja e firmosur sot me kreun e PL-së, Ilir Meta është një marrëveshje që garanton fitoren.

Sipas tij, Rama nuk ka guximin që të dalë në konferencë dhe të tregojë sesi do hyjnë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana e tij, Ilir Meta u shpreh se PD dhe PL do të kenë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa theksoi se marrëveshja e sotme nuk është për ndarje pushtetesh.

Pyetje: Zoti Berisha në sa prej bashkie është e gatshme PD që të tërheqë kandidatët e saj për ti lënë terren të lirë kandidatëve të PL, që do të garojnë edhe ata për primaret? Për zotin Meta, sa bashki mendoni se do ti dhuroni koalicionit që do të garojë më 14 maj, bazuar edhe në marrëveshjen që arritët sot?

Berisha: Çdo gjë mbi bazën e kuadrit të marrëveshjes do përcaktohet nga grupet që do merren me zbatimin e marrëveshjes. Një gjë është e sigurt, që marrëveshja synon fitoren. Kjo është marrëveshja e fitores. Shkoni pak, le të bëjë një konferencë po ia mbajti pala tjetër. Pala tjetër nuk del dot, ta marrë Erionin Rama dhe të thotë si hyjnë në këtë fushatë. Kjo është përgjigja ime.

Meta: Sa i takon Partisë së Lirisë objektivi është çminimit i këtij regjimi monist në nivel vendor dhe ndëshkimi nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Ky është interesi ynë. Ne nuk e shohim këtë marrëveshje për ndarje pushtetesh në nivle vendor. Për ne me rëndësi është të kthejmë besimin e qytetarëve shqiptarë, tek demokracia dhe roli tyre. Fakti që marrim këtë angazhim madhor për çështjen e referendumeve, besoj se është garancia më e mirë për të ardhmen dhe do të realizohet.

Për asnjë bashki nuk do të ketë asnjë problem dhe asnjë shqetësim nga ana e PL në raport me PD apo grupimet e tjera që ajo negocion. Ne respektojmë primaret, kudo ku ka interes nga kandidatë të PL apo pranë PL për të kandiduar ne respektojmë primaret dhe nuk do kërkojmë që të lihet një bashki, përkundrazi të gjendet mënyra më e mirë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes në primare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do mbështesim nismat e referendumeve!"

Berisha: Marrëveshje ime me Metën është historike