MENU
klinika

Rama: Në Kosovë e Shqipëri, mendojnë se jam agjent serb

A mund të rishqyrtohet rezoluta e KiE?!

13.10.2022 - 13:24

Shumë njerëz në Shqipëri e Kosovës mendojnë se jam agjent serb, u shpreh në fjalën e tij përpara Këshillit të Europës kryeministri shqiptar Edi Rama, që përmes toneve të forta atje kërkoi të tregonte se ky mendim vjen pasi ai i shërben vazhdimisht të vërtetës.

“Nuk akuzova paraardhësit tuaj i kuptoj se nëse do isha në vend të tyre e nëse do më thuhej se kishte dyshime për trafik organesh do të votoja e bëj atë njëjtin gabim si ata. Nuk është e patakt të thërrasësh këtu e tu kërkosh të gjithëve ku të ndihmojnë institucionet ndërkombëtare të vënë në vend besueshmërinë e vet, nuk është pa takt të ndash me ju thjeshtë fakte e mund të imagjinoj, por i vetmi person që mund të kuptoj është kolegia serbe, është e tronditur. Për Serbinë do duhet shumë kohë të kuptojë thithë e të jetojë me këtë të njohë Kosovën e të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Nuk erdha këtu të mos respektoj Serbinë, ka shumë në Shqipëri që mendojnë se jam agjent serb. Jam i lumtur t’i shërbej së vërtetës”.

Deklarata e tij erdhi pas reagimeve të përfaqësuesve të disa prej shteteve anëtare të Këshillit të Europës. Apeli i Ramës që vendet perëndimore t’i rrëzojnë akuzat e ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara, u konsiderua i pakuptimtë nga përfaqësues të vendeve që nuk e njophin pavarësinë e Kosovës, të Serbisë, Rumanisë dhe Greqisë.

“Kjo asamble nuk është prokurori. Le të presim përgjigjen e Hagës, ndërkohë që ju zoti kryeministër, nga ana tjetër mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë”, tha rumunia Iulian Bulai.

Përfaqësuesja e Serbisë nxitoi që të kujtonte se rezoluta ka pasur mbështetje të gjerë në KiE.

“Raporti për të cilin flisni ju, nuk është raport i hartuar nga Serbia apo Rusia, por është raport i kësaj organizate dhe është miratuar nga shumica dërrmuese. Ramë dakord të pyeja për Ballkanin e Hapur por është e pamundur pas fjalës suaj prej një ore, kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, tha Elvira Kovac, përfaqësuese e Serbisë.

Por, a mund të zhbëhet rezoluta e Dick Martit? Normalisht, Shqipëria duhet të ndjekë disa procedura konkrete për të vënë në lëvizje Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Hapi i parë është paraqitja e një mocioni për Rezolutë, e kjo mund të bëhej që në këtë sesion, por zyrtarisht ende nuk është paraqitur një kërkesë e tillë. Kërkesa, sipas rregullit, merret në shqyrtim nga Byroja parlamentare, e cila verifikon nëse është në respekt të procedurave të saj.

Më pas, ia kalon një prej Komiteteve të saj, i cili mund të caktojë dy relatorë për të hartuar një raport. Ky dokument do të duhet të miratohet po nga Komiteti për t’u përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë, ku do të duhen dy të tretat e votave. Rruga pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë, ndërsa për kalimin e dokumentit do të nevojitet një lobim shumë i fuqishëm i Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe parlamentet kombëtare të vendeve anëtare. Deri tani nuk rezulton që kjo Asamble të jetë përballur më parë me kërkesa për rishikimin e rezolutave të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rrëzoni akuzat e turpshme ndaj Kosovës"

Rama, kritika të forta KiE: Shpëtoni fytyrën