MENU
klinika

"Nuk bëj pjesë te ekipi i Doktorit"

A mund t’i shpëtojë hijes së Berishës? Përgjigjia e Këlliçit

31.10.2022 - 22:24

Belind Këlliçi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, garantoi se primaret në Partinë Demokratike do të jenë një proces i vërtetë dhe serioz.

Kur u pyet nëse mund t’i shpëtojë hijes së Sali Berishës në këtë garë, Këlliçi u shpreh: “Sali Berisha nuk është kandidat për kryetar bashkie, është kryetar i PD-së. Ky është një proces që e vendos anëtarësia, simpatizantët dhe ata që duan të bëhen pjesë e procesit.

Ju garantoj që do të jetë një garë model, do të ketë kandidatura serioze. Gjykoj që të gjithë po hyjnë me besimin absolut që do të jetë një proces serioz. Është proces i vërtetë, askush prej nesh nuk ka hyrë për të bërë sikur.

Është garë e gjithëpranuar dhe uroj që të mos kemi asnjë incident deri në fund, edhe pse po tentohet që të anatemohen primaret”.

“Unë nuk bëj pjesë te ekipi i zotit Berisha, nuk kam qenë as funksionar i tij, as ish-ministër dhe as ish-drejtor. Unë me zotin Berisha jam bashkuar vjet për parim dhe atij parimi i qëndroj edhe sot”, shtoi më tej Këlliçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN