MENU
klinika

Pse nuk u vendos fasha 800 kWh?

A u rrit çmimi i energjisë? Rama: Është Qeveria ajo që vendos

28.10.2022 - 14:39

Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimin e energjisë elektrike, që ERE vendosi ta rrisë në 44 lekë. Nga Bulqiza Rama tha se është qeveria, e cila vendos nëse do ta rrisë çmimin apo jo.

Kryeministri po ashtu shpjegoi se fasha prek 60 mijë familje, ndërsa u shpreh se shteti do të vazhdojë të mbështesë konsumatorët familjarë, duke thënë se vetëm për këtë vit janë vendosur në dispozicion 460 mln euro.

“Dalin prapë dhe thonë u rrit çmimi i energjisë. Çmimi i energjisë është në faturë. Është e vërtetë që ne kemi vendosur një fashë. ERE nuk vendos fashë, fashë vendos kush e ka në administrim dhe në administrim e ka shteti dhe kompanitë, e ka qeveria fjalën e vet që është në bord. ERE vendos sa është çmimi.

Sot ka dalë çmimi i ri, ishte 42 u bë 44 sepse aq kushton. Ne detyrohemi të dalim në import. Kemi shpjeguar që Shqipëria nuk i ka burimet për të gjitha nevojat e veta. Kur ka maksimalisht mbushur HEC Shqipëria plotëson 75% të nevojave dhe 25 % do i blejë në treg. Atje në treg çmimi është çmendur fare.

Ne nuk ja kemi sjellë çmimin e çmendur. Me të çmendurin merremi ne. Me çmimin që ishte përpara krizës e keni ju, që do të thotë të gjithë diferencën e paguan shteti dhe do ta paguajë shteti. Tek fasha 800 do vendosej ne tetor. Nuk u vendos, pse? Sepse pavarësisht se fasha prek maksimumi 60 mijë familje ne jemi të vetëdijshëm për psikologjinë e kësaj situatë që është e rënduar sepse ka sjellë një turbullirë  të natyrës ekonomike dhe edhe po nuk të preku direkt je i prekur sepse ke ankth.

Ne po bëjmë gjithçka dhe 460 mln euro për këtë vit kombinim mes buxhetit dhe KESH janë vendosur në dispozicion të familjeve. Dhe këta me tregojnë mua jo paketa e Kosovës, jo paketa e atij  apo e këtij kur ne nuk kemi çmim të paprekur dhe nuk kemi kufizim të energjisë.

Pse nuk vumë fashën, e para sepse kishim reshje, jo shumë por mjaftueshëm për të thëne ok, e dyta sepse pamë tendencë reduktimi.

Këtu dalin hijenat dhe thonë se këtu kemi lumenj dhe përrenj, a thua se lumi vjen ke priza. Vjen energjia që prodhohet nga hidrocentrali. Por shumë shpejt është natyre e njeriu që do me hangër renën”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin