MENU
klinika

Kush është 30-vjeçari i arrestuar

Adoleshenti u vra për një orë, zbardhet pas 7 vitesh ngjarja!

12.10.2022 - 10:31

Vetëm pak muaj pasi iu gjetën eshtrat gjysmë të groposura në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin dhe 7 vite nga zhdukja e tij, Policia ka zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Një operacion i koduar “Pritja”, çoi në pranga 30- vjeçarin, Kristian Cenaj, nga Mamurrasi, për të cilin organi i hetimit thotë se ka prova bindëse se është autor i vrasjes së adoleshentit 7 vite më parë dhe qëllimi kryesor ka qenë grabitje e sendeve personale me vlerë që mbante viktima. Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur, pasi ditën e ngjarjes i riu kishte pasur një orë dore të markës “Rolex” me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra dhe një varëse floriri. Analizimi i tabulateve telefonike, si dhe nëpërmjet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit.

SI U ZBULUA NGJARJA

Më datë 19 maj të vitit 2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gj., se nipi i tij, shtetasi Mariglen Gjonaj, 16-vjeç, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të. Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç). Pas hetimit 2- vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit në Policinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, në Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj. Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria lokale duke përfshirë edhe ekspertët më të mirë të Policisë, nëpërmjet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës “Rolex” dhe varëse floriri etj., që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. Ekspertët mjekoligjorë kanë dalë në përfundimin se eshtrat rezultojnë të jenë të dëmtuara me mjete të forta.

ÇFARË THOTË I ARRESTUARI

Deri më tani, Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por Prokuroria është e bindur se ai është autori. Eshtrat e Maringlen Gjonajt u gjeten në muajin prill të këtij viti në një zonë me ferra dhe shkurre ngjitur më rrugën FushëKuqe Adriatik në Kurbin. “Është një vepër e rëndë penale dhe normalisht që ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me autorin e vrasjes, por ne kemi prova të mjaftueshme dhe mendojmë që ai është autori i vrasjes së Maringlen Gjonajt”, tha prokurori Bardhyl Shehu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN