MENU
klinika

Protesta e pedagogëve

Akademiku Fuga: Rritja e pagës me 7%, e papranueshme!

18.10.2022 - 18:22

Për akademikun Artan Fuga, rritja e pagës për pedagogët me 7%, është e papranueshme. Në anën tjetër, duke iu referuar çështjes së pagës, Fuga thotë se ligji për arsimin e lartë u ofron mundësinë e bashkëpunimit universiteteve me bizneset përmes projekteve të ndryshme.

Në një intervistë për News24, ka pedagogë dhe departamente që kanë projekte me sipërmarrje, duke u ofruar mundësinë për të rritur të ardhurat.

Ndër të tjera, Fuga propozon që edhe institucionet publike të happen drejt universiteteve, pasi edhe ata kanë nevojë.

Artan Fuga: I qëndroj asaj që njohin të gjithë, nga ana e qeverisë u ofrua një rritje 7% që konsiderohet e papranueshme. Siç duket qeveria nuk do të lëshojë në këtë pikë me aq sa dëgjova nga fjala e kryeministrit me rektorët, ai e cilëson këtë si një gjë të kaluar. Ligji për arsimin e lartë ofron mundësinë e bashkëpunimit me bizneset për universitetet, ka pedagogë dhe departamente që kanë projekte me sipërmarrje apo organizata, është një mënyrë për të rritur të ardhurat. Universiteti e ka të vështirë integrimin me bizneset.

Ka degë të shkencave humane etj, që bizneset nuk mund tu japin zgjidhje, por influenca e biznesit mund të heqë vëmendjen e pedagogëve nga mësimdhënia dhe i drejton drejt projekteve të tilla. Universitetet duhet të hapen drejt bizneseve, përderisa Rama thotë që kjo duhet të ndodhë duhet të ketë masa rregullatorë, por përse institucionet publike nuk hapen drejt universiteteve. Le të hapet biznesi, por le të hapet edhe pushteti publik sepse ka nevojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN