MENU
klinika

Takim me ministrin e ri të Punëve të Jashtme

Albin Kurti ‘shfaqet’ papritur në Britani

31.10.2022 - 21:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë të papritur në Britaninë e Madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi, ku thuhet se ai zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjithashtu mësohet se në nisje të takimit, Kurti shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

“Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi