MENU
klinika

“Çdo ditë vonesë është kohë e humbur”

Albin Kurti: Sjellja e mjekëve nga diaspora, çështje urgjente!

01.10.2022 - 21:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur urgjente çështjen e sjelljes së mjekëve nga diaspora për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve në Kosovë.

kurti

Në mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, Kurti ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga mërgata.

“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e së shtunës.

Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen, raporton Koha.net.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi