MENU
klinika

"Probleme me arsimin, cilësinë e ujit dhe ajrit"

Ambasadorja e BE: Mbroni të dhënat personale të shqiptarëve!

17.10.2022 - 16:10

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, është shprehur se Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të saj.

Komentet ajo i bëri gjatë një konference që po zhvillon në kryeqytet, ku ka theksuar se nevojë për përmirësim, Shqipëria ka edhe në fushën e arsimimit.

Për ambasadoren, lajm i mirë është që shumica e shqiptarëve janë pro integrimit në BE, çka do të thotë se reformat që kushtëzohen nga unioni, duhet të kenë prioritet për t’u realizuar.

“Në fakt ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në këtë fushë. Për sa i përket kadastrave, aktet nënligjore mbeten për pakicat. Raporti i bën thirrje Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale. Për sa i përket nivelit ekonomik, Shqipëria ka ërë përparime të dukshme, duke u rimëkëmbur shpejt pas efekteve të pandemisë. Ekonomia shqiptare nuk është goditur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, por në mënyrë të tërthortë. Vihen re zhvillime në fushën dixhitale dhe në disa fusha të tjera, por një problem mbetet arsimi. Shqipëria do të punojë gjithashtu për mekanizmin e mbrojtjes civile, Raporti sheh një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e cilësisë së ujit, ajrit dhe ambientit. Lajmi i mirë është se qytetarët shqiptarë kanë një dëshirë të fortë për integrimin europian. Kështu që duhet të vendoset përparsi për reformat e antarësimit në BE. Ato kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së gjithkujt këtu. Pres me padurim që të vijoj bashkëpunimin me qeverinë dhe aktorët e tjerë”, u shpreh ambasadorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ambasadorja e delegacionit të BE: Rrezikon sigurinë

“Pasaportat e Arta” mund të rikthejnë regjimin e vizave në Shqipëri?