MENU
klinika

Ndahet nga jeta në prapaskenë aktorja e njohur

As ajo nuk e mendoi se po luante shfaqjen e saj të fundit!

22.10.2022 - 19:59

Aktorja, regjisorja dhe shkrimtarja Josephine Melville ka vdekur në prapaskenë pasi luajti në një shfaqje.

Nottingham Playhouse tha se Melville vdiq të enjten pasi luajti në shfaqjen e produksionit “Nine Night”.

Ajo thuhet se u trajtua nga mjekët ndihmës dhe një anëtar i audiencës,, por vdiq në vendngjarje.

Aktorja luajti në “EastEnders”, “The Bill” dhe “Casualty” së bashku me disa role teatrale.

Ajo portretizoi Tessa Parker – të dashurën e Kelvin Carpenter – për tetë episode të “EastEnders” në vitin 1986 dhe në fillim të këtij viti u shfaq në videon për këngën “Brave” të Ella Henderson.

Nottingham Playhouse i bëri homazhe aktores dhe e përshkroi atë si një “person të mrekullueshëm dhe të dashur”.

Në një deklaratë lokali tha: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se mbrëmë aktorja Josephine Melville, ndërroi jetë në prapaskenë në Nottingham Playhouse pas shfaqjes së Nine Night, në të cilën ajo po performonte. Familja e Jozefinës është informuar dhe mendimet dhe ngushëllimet tona të thella janë me ta”.

Të gjitha shfaqjet e mbetura të “Nine Night” në këtë vend janë anuluar.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale