MENU
klinika

Tenis

Askush si Djokovic, thyen rekordin e Nadal

11.10.2022 - 13:24

Ditën e diel, tenisti serb Novak Djokovic triumfoi në turneun e Astanas (Kazakistan). Për ish-numrin 1 në botë ky është titulli i 80-të në karrierën e tij. E veçanta e këtij triumfi është fitorja nr.1022 në karrierë prë Djokovic, që numëron edhe 205 humbje.

Kjo e ngjit serbin në krye të renditjes botërore për sa i përket përqindjes fitore/humbje. Djokovic ndodhet në krye më 83.29% ndeshje të fituara, vetëm 0.01% më shumë se Rafael Nadal, i dyti. Në “top-5” tenistët që kanë përqindjen më të lartë të fitoreve janë edhe Bjorn Borg, Roger Federer e John Connors.

Renditja e tenistëve

1-Novak Djokovic, 1022/205 (83.29%)

2-Rafael Nadal, 1066/214 (83.28%)

3-Bjorn Borg, 654/140 (82.4%)

4-Roger Federer, 1251/275 (82%)

5-John Connors, 1274/283 (81.8%)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN