MENU
klinika

Autorët e ndoqën në këmbë...

Atentati në Tiranë, ky është 39-vjeçari që u ekzekutua te “Kodra e Diellit”

31.10.2022 - 11:08

Ky është 39-vjeçari Briken Sanaj që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës te “Kodra e Diellit” në Tiranë.

39-vjeçari u qëllua teksa po lëvizte më këmbë kur sapo kishte parkuar makinën në garazhin e pallatit ku jetonte.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autorët e kanë ndjekur më këmbë Sanajn dhe e kanë qëlluar me armë, teksa 3 plumba e kanë kapur në pjesën e kokës.

Autorët më pas janë larguar me një automjet që i priste jashtë zonës rezidenciale.
Dyshohet se autorët kanë monitoruar lëvizjet e Sanajt dhe në momentin që ka qenë i vetëm e kanë qëlluar duke e ekzekutuar.

Sanaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN