MENU
klinika

Moto GP

Bagnaia triumfon në Malajzi dhe prek titullin

23.10.2022 - 11:35

Francesco Bagnaia ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë, gara e 19-të dhe e parafundit e botërorit të MotoGP. Piloti i Ducati-t nuk e ka mbyllur çështjen e titullit, edhe për shkak të vendit të tretë të Fabio Quartararo. Në podium, mes dy kandidatëve për titullin, Enea Bastianini.

Me suksesin e sotëm, Bagnaia ka shkuar në 23 pikë avantazh ndaj Quartararo-s dhe Çmimi i Madh i Valencia-s, etapa e fundit e vitit, do të jetë vendimtare për titullin. Jashtë podiumit Marco Bezzeçhi, që për një moment dukej se mund të kërcënonte pozicionin e Diablo-s dhe të vendoste Botërorin, por nuk ka arritur të mbajë ritmin e francezit.

Në vendin e pestë është renditur Alex Rins, më pas Jack Miller dhe Marc Marquez. Është rrëzuar Jorge Martin teksa po arratisej në vetmi, është tërhequr pas vetëm një xhiroje Luca Marini për shkak të një problemi me motorin.