MENU
klinika

Protestë për cilësinë e dobët të rrugës

Banorët në Pogradec akuzojnë kompaninë për punimet

24.10.2022 - 13:51

Banorët e fshatit Gurras në Pogradec dolën në protestë këtë të hënë. Shkak u bën punimet sipas tyre jo cilësore të rrugës kryesore që e lidh këtë fshat me zonat e tjera të njësisë administrative Buçimas dhe me qytetin. Ata bllokuan për afro 30 minuta qarkullimin e mjeteve ndërsa kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve pasi sipas tyre, firma kontraktore nuk po zbaton kontratën.

Rruga është bërë copë-copë. Ja si e kanë bërë. Doli pa mbaruar rruga. Dy vite që e presim rrugën.

Vjen firma, kaq e kishim detyrim thonë. Është në gjendje të mjerueshme. Policia thotë është vepër penale. Kemi një muaj që i kemi lajmëruar.

U shtrua prapë kjo rruge, prapë u prish. Këta të policisë i kanë targat gati për të mbushur gjobat.

Zyrtarë të bashkisë Pogradec thanë se në kontratë është e përcaktuar rehabilitimi i pjesës së dëmtuar të rrugës nga punimet për kanalizimin e ujërave të zeza. Ndërkohë projekti në total kap vlerën e 9 milion eurove ndërsa rruga përfshin 5 fshatra.