04.10.2022 - 20:45
Bayern Munchen dhuron spektaklin e radhës në Champions League, teksa nuk diskutoi aspak Victoria Plzen, duke triumfuar 5-0 në Allianz Arena, në një sfidë totalisht të dominuar.
Një goditje me të majtën e Sane shkund rrjetën e mbrojtur nga Tvrdon, në minutën e gjashtë. Një aksion perfekt do finalizohej nga Gnabry, në minutën e 13-të. 7 minuta më pas, Mane shfrytëzon shpejtësinë e tij dhe rrëmben një top, për të 3-fishuar shifrat.
Pjesa e dytë do fillonte aty ku përfundoi e para. Sane dhe Chupo Moting “tundin rrjetën” brenda 15 minutave të para. Ekipi i Nagelsmann kryeson grupin me 9 pikë dhe duket në rrugën e mbarë për kualifikimin. Plzen është e fundit.