MENU
klinika

Bundesliga, Java 11

Bayern nuk fal, mjaftojnë dy gola për vendin e dytë

22.10.2022 - 17:30

Bayern Munchen bëri detyrën në transfertë ndaj Hoffenheim, duke e mundur 0-2. Kampionët e Gjermanisë iu falën golave të Musiala dhe Choupo-Moting.

Pas disa rezultatesh negative radhazi, Dortmund është kthyer te suksesi në kampionat. Verdhezinjtë mposhtën 5-0 Stuttgart, në një takim ku nuk u diskutua aspak fitorja.

Në pjesën e parë shënuan Bellingham, Sule dhe Reyna. Sapo filloi pjesa e dytë, Dortmund thelloi epërsinë me Bellingham, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Moukoko.

Goli në fund i Juan Jose Pere ishte i nderit për Stuttgart, që doli pa pikë nga “Signal Iduna Park”, por u anulua nga VAR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN