MENU
klinika

"Të gjithë e dinë kujt i është vënë viza!"

BE do të rikthejë vizat? Rama: S’ka shans!

18.10.2022 - 18:55

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit, për deklaratën e bërë sot ku ngrihej pretendimi se Çekia mund të riktheje regjimin e vizave për Shqipërinë.

Rama shkruan se kjo nuk ka gjasë të ndodhë.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, shkruan Rama.