MENU
klinika

Të hënën ceremonia

Benzema fiton “Topin e Artë”, Real arrin Barçën

14.10.2022 - 21:12

Të hënën (17 tetor) do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” në një ceremoni që do të zhvillohet në Paris. Revista “France Football” zgjedh si gjithmonë futbollistin më të mirë në planet.

Asnjë dyshim nuk ka rreth fituesit të këtij viti, që pritet të jetë Karim Benzema, me 34-vjeçarin që po pret me padurim të bëjë të vetin çmimin prestigjioz për herë të parë në karrierë.

Sulmuesi francez shkëlqeu si kapiten dhe goleador i Realit të Madridit, ekip me të cilin fitoi Champions League, titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës.

Në një prononcim për mediet spanjolle, drejtori i “France Football”, Pascal Ferre komentoi taktikat e Florentino Perez, presidentit të Realit, gjithmonë i papërtueshëm për të bërë të mundur suksesin e lojtarëve të Realit.

Florentino di të orkestrojë fushata për të bërë një nga lojtarët e ekipit të tij fitues të ‘Topit të Artë’. Inteligjenca e Realit qëndron në mbështetjen e një lojtari të vetëm: për vite me radhë ishte Cristiano Ronaldo, tani Benzema. Kjo siguron që votat të mos humbasin. Nuk është rastësi që Reali është skuadra që ka fituar disa herë këtë çmim, deklaroi Ferre.

Rekordmeni i “Topit të Artë” është Lionel Messi, shtatë herë fitues, teksa sa i përket klubeve në vend të parë renditet Barcelona (12) ndjekur nga Reali (11) dhe Milani dhe Juventusi (8). Paksa e babesueshme, sepse Real ka fituar 14 herë Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja pse ylli francez do që të ikë

Nuk largoi Neymar, Mbappe i zemëruar me PSG-në