MENU
klinika

"Më 12 nëntor është gjyqi popullor ndaj jush"

Berisha paralajmëron deputetët socialistë

31.10.2022 - 21:18

Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se më 12 nëntor do të bëhet gjyqi popullor ndaj qeverisë Rama.

Komentet Berisha i ka bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku akuzoi deputetët socialistë si servilë dhe njerëz që i lëpihen Edi Ramës.

Berisha tha ndër të tjera se linja e fluturimeve Air Albania ka falimentuar.

“Kujdestarët e boshkave e paguani me një çmim tre herë më të lartë se një rrogë të mesme. Etërit e tyre ishin mizorë. Por ju garantoj se të gjithë sëbashku me Enver Hoxhën nuk kanë shpenzuar në tërësi kaq sa ka shpenzuar Edi Rama 20 milion euro për charter. A mendoni ju se me këto vjedhje dhe abuzime përzutë nga Shqipëria 744 mijë qytetarë nga 2014 deri më sot. I lëpiheni e i serviloseni Ramës në mënyrën më të neveritshme. Ne nuk flasim si flet Rama se nuk duam që hapsira televizive publike të ndotet siç e ndot ai. Shkon e u thotë shqiptarëve se fluturimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete. Air Albania ka tre vite që nuk dërgon bilancet, është e falimentuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që vjedhja e pasurive kombëtare ua ka mbyllur veshët. Në 12 nëntor është gjyqi i madh që popolli do u bëjë juve. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Mblidh kë të duash atë ditë, do të të gjejmë atë ditë edhe sikur në vrimën e miut të futesh. Keni tejkaluar, ska parlament si ky. Një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deputetët e PD, të detyruar të jenë në protestë"

Çfarë do ndodhë më 12 nëntor? Përgjigjet Berisha