MENU
klinika

“Gjah shtrigash, ligj anti-Meta”

Berisha për Dosjet: Qëllimi, të shantazhojnë njerëzit

21.10.2022 - 13:09

Ish kryeministri Sali Berisha foli në konferencën e përjavshme për mediat në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe me votat e deputetëve të PD që mbështesin grupin e Alibeajt.

Ish-kryeministri theksoi se PD është plotësisht për hapjen e dosjeve për çdo individ që kërkon të njihet me dosjen e tij”, por amendamenti i PS, sipas tij është ligj anti-Meta.

“Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave për Metën se ai është amendament anti Metë të kuptohemi, ne menduam të rikthejmë ligjin e lustracionit se çdo i përndjekur politik por dhe shoqëria kërkon që ata të kryejnë krime gjatë diktaturës komuniste të mos jenë në funksione zyrtare”, tha ai.

“Janë dy komisione, kanë dhënë certifikata, po gjete prova të reja shko në gjykatë. Po ta ndryshosh me një komision të tretë këtë do të thotë ta bësh me gjah shtrigash. E bën Rama që mendon të përdorë këto mekanizma si rrugë hakmarrje personale ndaj kundërshtarëve politikë por që do të dështojë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Rama “nxori thelbin e çështjes, nuk ka e nuk do ketë kurrë lustracion”.

“Ai përdori një amendament si alibi vetëm për të mos lejuar lustracionin. Praktika e lustracionit, që Rama e nxori se ishte armik i egër i saj kërkon që e tërë nomenklatura, policia sekrete me oficerë e bashkëpunëtorë të gjithë niveleve. Përveç kësaj nomenklatura komuniste humbet të drejtën sipas këtij ligji për t’u zgjedhur në forume drejtuese apo për poste në institucionet e vendit.

Këtë nuk pranon Edi Rama e u zotua i ra gjoksit se ajo kurrë nuk do ndodhë. Sot? Ligji i policisë dhe për sistemin e drejtësisë parashikon largimin të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, asnjë nuk është larguar sot nga këto dy institucione pse ka qenë bashkëpunëtor se ligji nuk zbatohet. I pari që duhet të largohet është ish-prokurori Ardian Dvorani, por ka dhe të tjerë plot. Ligji ekziston, për lustrimin e sistemit të drejtësisë dhe të policisë është në ligjet organike të tyre por këto nuk kanë asnjë zbatim, e rëndësishme është të bëjmë një ligj për gjah shtrigash.

Ne i qëndrojmë ligjit për hapjen e dosjes për cdo individ që kërkon të njohë dosjen e t ij ne nuk jemi kurrë për një ligj për një njeri, për shkatërrimin e sigurisë juridike përfundimtare. Se nëse thua nuk njoh vërtetimet e dy komisioneve të mëparshme në një kohë kur në të drejtë kushtetuese ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër përveçse me gjykatë. Nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta për të cilët s’ka shtet ligjor ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronat, pasuritë private.
Nuk ka shtet në botë që bën një gjë të tillë përveç juntave dhe diktaturave komuniste”.

Ai tha se praktika e lustracionit, për herë të parë në vendet ish-komuniste është zbatuar nga Havel i Çekisë.
“Rama tha është një praktikë antieuropiane lustracioni.
Havel ka qenë dhe mbetet një promotor kryesor i europeizmit të vendeve ish-komunizmit. Kjo praktikë u adaptua nga Shqipëria në 1996. Në këtë praktikë përveç lustracionit ekziston një nen, i cili u njeh të drejtën qytetarëve të njihen plotësisht me dosjen e tyre dhe persekutorët e tyre.

Mashtrojnë qytetarët se nuk ka pasur hapje dosjesh.
Të pretendosh se po hapen dosjet për herë të parë kur ke dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër hapjes, dëshmon se je për gjah shtrigash. Ne nuk jemi për gjah shtrigash. Qëllimi i dytë është për të shantazhuar njerëzit. Për të krijuar një treg në të cilin ndodh një problematikë me të drejtat e njeriut. Ti nuk ke të drejtë, në qoftë se ai nuk është i interesuar nuk është, po qe do i japësh të drejtën, por që të vesh të marrësh dosjen e tjetrit, kjo ndodh vetëm në Republikën e hashashit”, deklaroi Berisha.