MENU
klinika

Pas kërkesës së Mbappe për t’u larguar

“Bomba” e fundit, Ronaldo vetofrohet për PSG

12.10.2022 - 17:37

Edhe pse duhen pak më shumë se dy myaj e gjysmë deri në nisjen e merkatos së radhës, janari i vitit 2023 pritet të jetë ndër më të bujshmit sa u përket transferimeve, pasi lidhet me dy emra të mëdhenj.

Cristiano Ronaldo është në kërkim të një skuadre që t’i dhurojë mundësinë të luajë në Champions dhe pasi ka mësuar lajmin për krisjen e Mbappe me PSG-në, menaxheri Jorge Mendes ua ka ofruar menjëherë klientin francezëve, duke qenë se edhe destinacioni i pëlqen shumë portugezit.

Sigurisht që CR7 nuk është më ai djaloshi i ri dhe bomberi i pagabueshëm, pavarësisht arritjes së 700 golave në klube, por nga ana e marketingut është një makineri dhe sigurisht që duke parë kostot që PSG-ja mund të humbë nga një largim i mundshëm i Mbappe, Cristiano shihet si figurë që mund të sjellë jo pak sponsorë të rinj e të fuqishëm.

 

Sigurisht, një peshë të rëndësishme do të ketë edhe trajneri Galtier, për t’i garantuar minuta, sepse pa luajtur vështirë se mund të vijnë miliona nga jashtë. Ndonëse pikësëpari duhet kuptuar se sa e vërtetë është çështja mes Mbappe dhe PSG-së, për të provuar më pas të mësojmë se sa shanse ka Ronaldo që të shkojë në Paris.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Tani mund t’i quani gola ‘alla Jilldiz’”

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”

Rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”

Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës