MENU
klinika

18 ditë pa u mbledhur

Bordi harron të rishikojë çmimin e karburanteve

30.10.2022 - 19:21

Bordi i Transparencës harron të ulë cmimin e karburanteve pavarësisht luhatjeve në bursë.

Edhe pse mblidhej rreth 3 herë në javë, që prej 12 tetorit ai ka lënë në fuqi çmimet ku një litër naftë po shitet me 240 lekë litri ndërsa benzina me 203 lekë. Gjatë kësaj periudhe bursa e mesdheut ka ulur disa herë çmimin, por zyrtarët në Shqipëri, e kanë lënë atë të pandryshuar.

Një fuçi naftë është shitur nga 90 deri në 96 dollarë ditët e fundit. Ky është një nivel i afërt me periudhën e paraluftës, kur një litër naftë në vend shitej me rreth 180 lekë.

Qeveria argumenton se çmimi i naftës në vend përllogaritet në bazë të çmimeve në bursën Platts të Mesdheut si dhe të nivelit të dollarit. Sipas ministrisë së financave, jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Por brenda 18 ditësh së paku ajo do të duhej të reflektonte të paktën 3 herë çmimin e karburanteve. Ngritja e bordeve në këtë kohe krize çmimesh është kundërshtuar institucionet ndërkombëtare, me tyre dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Ndërsa për opozitën, Bordi nuk po bën transparencë me çmimet, por po abuzon me to. Deputetë të PD kanë depozituar në Gjykatën kushtetuese shfuqizimin e këtij bordi.

NAFTA BRUTO NË BURSË
12 TETOR 92.45 DOLLARË
13 TETOR 94.57 DOLLARE
14 TETOR 91.63 DOLLARË
18 TETOR 90 DOLLARË
20 TETOR 90.45 DOLLARË
26 TETOR 93.79 DOLLARË
28 TETOR 95.77 DOLLARË

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Ibrahimaj për "Zërin e Amerikës"

“FMN parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike”