Më në fund, Armando Broja gjen golin e parë me Chelsean në Premier League, duke dëshmuar se mbetet një sulmues i vlefshëm. Blutë e Londrës fituan 3-0 kundër Wolves, duke u ngjitur në vendin e katërt.
Ekipi i Potter udhëhoqi 1-0 në 45 minutat e para. Blutë e Londrës nderohen nga një gol i Havertz në minutën e 45-të, pas një assisti të Mount. Chelsea siguron fitoren sapo fillon pjesa e dytë me Pulisic. 20 minuta edhe për Armando Brojën, i cili ishte i kudogjendur në fushë.
Goli i parë sezonal për të vjen në fund dhe tashmë ylli i Kombëtares shpreson se ky do jetë vetëm fillimi. Me këtë 3 pikësh, Broja me shokë janë në katër vendet e para të Premier League, ndërsa “Ujqërit” duket se do e kenë mision të vështirë mbijetesën.
CHELSEA FC 3-0 WOLVERHAMPTON
⚽ 90′ Armando Broja (#CFC)pic.twitter.com/bb6FHx19IS— All goals replay (@goalsreplayg) October 8, 2022
Manchester City merr triumfin e 3-të radhazi, duke mposhtur 4-0 Southampton. Goli i parë do vinte pas 20 minutash lojë me Cancelon. Pas paraqitjes mbrësëlënëse në derbi, Foden vazhdon aty ku e la, teksa edhe sot “tund rrjetën” (32’).
Asgjë për t’u shqetësuar në pjesën e dytë për djemtë e Guardiolës, që thellojnë menjëherë rezultatin me Mahrez. Tjetër gol nga Erlind Haaland, që vërteton sërish se për momentin është sulmuesi më i miri në kampionatin anglez.