MENU
klinika

Premier League, Java 11

Broja merr penallti, Chelsea ndalet në 94’ nga United

22.10.2022 - 20:31

Chelsea dhe Manchester United barazuan 1-1, në ndeshjen e Premier League. Rastet ishin të shumta nga të dyja palët, por vetëm në fundin e sfidës do vinin golat.Armando Broja u aktivizua në minutën e 79-të, pasi mori vendin e Raheem Sterling.

Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes do vinte në minutën e 86-të, kur McTominay shkakton penallti, pasi ndali me faull sulmuesin kuqezi Broja. Jorginho u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke ccuar peshë Stamford Bridge.

Gëzimi nuk do zgjaste shumë, pasi Casemiro do vendoste përfundimisht ekuilibrat. Me këtë rezultat, ekipi i Potter gjendet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa skuadra e Ten Hag një vend më poshtë me 20 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN