Një start i pazakontë me shumë surpriza dhe emocione në NBA. Në Konferencën e Lindjes, Milwaukee Bucks, me 3 fitore në po kaq ndeshje të luajtura, është skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA. Bucks fituan së fundmi 110-99 ndaj rivalëve të Brooklyn Nets, në një ndeshje të dominuar nga vendasit.
Një tjetër ndeshje magjike e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 43 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Kevin Durant dhe 27 të Irving. Basketbollisti grek po tregon formë fantastike, plot 108 pikë, 39 rebound dhe 16 asiste, që do ta kishin zili të gjithë yjet.
Ndërsa Miami Heat triumfoi jashtë fushe, që mundi 119-98 Portland, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e parë në kampionat. 6 lojtarë realizuan mbi 14 pikë për Miamin, çka tregon forcën e kolektivitetit.
Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit vijon kriza e ekipit të Lakers, ende pa asnjë fitore këtë sezon, duke pësuar humbjen e katërt radhazi. Kalifornianët u mundën 110-99 nga Denver Nuggets, në një tjetër ndeshje të dobët.
Nikola Jokic me 31 pikë e 13 rebound ishte lider për Denver, ndërsa për miqtë u dallua Anthony Davis me 22 pikë e 14 reblound, por që mbetën për statistikë. Vetëm 19 [ikë për Lebron James.