Skuadra e Butrintit është shpallur kampione e Shqipërisë për vitin 2022 në sportin e shahut. Kampionati ekipor i skakierës u zhvillua në qytetin e Lezhës, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Shahut, me pjesëmarrjen e tetë skuadrave: Tirana, Partizani, Veleçiku, Butrinti, Flamurtari, Bylis, Flamurtari e Lezha.
Gjithçka u vendos në sdifën direkte për titull mes Butrintit dhe Partizanit, fitues nga skuadra jugore, që fitoi edhe titullin kampion. Ndërsa të kuqtë u shpallën nënkampionë. Podiumi kompletohet me Tiranën, që u rendit në vendin e tretë.
Në radhët e ekipit të Butrinti janë shahistët: Lime Luarasi, Ilir Seitaj, Zino Veleshnja, Çlirim Guxho, Melsed Kabo, Kelvin Kosta dhe Eklea Omeri.
Pas këtij kampionati u zhvillluan edhe një turne rapid e blitz, ku morën pjesë edhe shahistë nga Kosova. Kampionati Mbarëkombëtar Rapid dhe Blitz u dominua nga shahisti Nderim Saraçi, i shpallur Kampion në të dyja disiplinat, i ndjekur nga Muhamet Asllani në vend të dytë e Llambi Pasko në vend të tretë në Rapid dhe Endrit Uruci e Ilir Sitaj në vend të tretë Blitz.
Fituesit u nderuan gjatë ceremonisë përmbyllëse me trofetë përkatëse – Kupa, Diploma dhe Medalje Ari- Argjendi dhe Bronzi. Diploma u dhanë edhe për lojtarët më të mirë të tavolinave nga e para tek e treta.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahur, z. Erald Dervishi përgëzoi dhe falënderoi të rinjtë fitues të medaljeve gjatë Kampionatit Ballkanik për të Rinj U 8-U 18 në Cetinje- Mali i Zi, të cilët gjithashtu luajtën denjësisht në të treja garat e Festivalit të Lezhës.
Fotot nga ceremonia përmbyllëse: