Shkenca, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor, janë fushat kryesore ku kërkohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani.
Sipas faqes së internetit të Qeverisë Federale, kërkesa për punëtorë të kualifikuar varet nga tre kategori: profesionistë të kualifikuar që kanë përfunduar të paktën dy vjet trajnim profesional ose kualifikim të ngjashëm; specialistë që kanë një trajnim artizanal ose teknik dhe ekspertë me arsim universitar katërvjeçar, raporton Shengenviza.news.
Grupi i parë: Ata që kanë të paktën dy vjet formim profesional, kërkohen këto profesione:
Punë nëntokësore
Mirëmbajtja dhe instalimi i qarqeve elektrike
Teknologji për ngrohje dhe klimatizimi
Ndërtimi i kanaleve dhe tuneleve
Kujdesi për të moshuarit
Sipas ekspertëve, të gjithë të diplomuarit nga një program universitar katërvjeçar në fushat e mëposhtme mund të mirëpriten për t’u punësuar në Gjermani:
Mjekë të specializuar në mjekësinë e brendshme.
Profesionet në zhvillimin e softuerit.
Avokatët.
Mjekë të specializuar në anesteziologji.
Mbikëqyrje, shërbime emergjente mjekësore, menaxhim, infermieri.
Farmacistë