MENU
klinika

"Deputetët e PD, të detyruar të jenë në protestë"

Çfarë do ndodhë më 12 nëntor? Përgjigjet Berisha

28.10.2022 - 12:44

Ish kryeministri Sali Berisha tha se zbulimet e reja për udhëtimet e kryeministrit Rama me charter dhe shpenzimet për këto fluturime, “do e ngrenë temperaturën e zemërimit në shkallë të papërmbajtshme”.

Pyetje: Protesta e 12 nëntorit protestë në bulevard dhe qytetaret do kthehen ne shtepi apo do jete proteste frontale?berisha proteste 12 nentor

Sali Berisha: Se çfarë do jetë protesta e dinë mirë qytetarët e revoltuar dhe zemëruar. Por jam i bindur se temperaturën e zemërimit këto zbulime të reja e cojnë në shkallë të papërmbajtshme.

I pyetur a kanë pasur komunikim me deputetët e tjerë të grupit parlamentar të PD mbështetës të Alibeajt, për protestën e datës 12, Berisha u shpreh:

“Cdo deputet, anëtar e simpatizant i PD është i ftuar dhe në vlerësimin tim i detyruar të marrë pjesë në protestën anti qeveritare, anti regjim absoluritar i datës 12 nëntor. I detyruar moralisht. Ju e shihni rrokullimën e madhe.

Ju e patë që Shqipëria ka zbritur nën Vietnamin për shtetin ligjor. Do të thotë se Vietnami duhet të ketë një sistem drejtësie më funksional se sa drejtësia e kapur kokë e këmbë nga politika e korrupsioni në Shqipëri.

Rama ushtron një kontroll të pamëshirë mbi drejtësinë. Eurobarometri i fundit ishte qytetarët shqiptarë hidhnin në kosh reformën sorosiane që shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit.

Të gjithë shqiptarët të ngrihen të përmbysin një regjim që bazohet mbi krimin drogën dhe mashtrimin”, u shpreh Berisha.