Në kuadër të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.
Po ashtu edhe sektori i qarkullimit rrugor me qëllim konstatimin e përdoruesve të rrugës, të cilët konsumojnë pijë alkoolike dhe që janë pa dokumentacionin e duhur.
E njëjta situatë, por të pranishëm janë edhe efektivë të FNSH, po ndodh në Vlorë.
Bëhet e ditur se në hyrje të Vlorës janë duke u zhvilluar kontrolle në automjete për persona me precedentë. Mësohet se edhe gjatë javës janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit.