03.10.2022 - 13:43
Vllaznia e femrave debuton për herë të parë në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para skuadër shqiptare për femra që e arrin këtë sukses. Ditën e sotme, skuadra shkodrane ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës.
Kundërshtarët e saj do të jenë Chelsea, PSG dhe Real Madrid, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.
GRUPET
Grupi A: Chelsea, PSG, Real Madrid, Vllaznia.
Grupi B: Ëolfsburg, Sllavia Prague, St. Polten, Roma.
Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Zurich
Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rozengard, Benfica.