E diela në Premier League ka sjellur disa përballje interesante. Chelsea ka mundur 0-2 Aston Villan në Birmingham. Një gabim foshnjarak i mbrojtjes vendase i kushton shumë atyre në minutën e gjashtë, pasi Mount ndodhet në zonë dhe përfiton, duke u dhënë avantazhin Bluve të Londrës.
Ekipi i Gerarrd nuk do kishte shënjestrën e duhur për të barazuar, pas disa rastesh radhazi. Të besuarit e Tuchel sigurojnë 3 pikët në minutën e 65-të, falë Mason Mount që tashmë me një goditje kirugjikale nga distanca realizon një gol mjaft të bukur.
Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 89-të, duke mos pasur mundësi kështu të bënte diçka në këtë takim. Chelsea vijon marshimin, duke mos iu ndarë skuadrave kryesuese.
Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Neëcastle. Edhe pse në fushë ishin më të mirët, Ronaldo (e nisi titullar) me shokë nuk arrijnë të fitojnë dot. Ndërkohë, Arsenal po fiton 0-1 në Leeds, me takimin që ka filluar me vonesë.