MENU
klinika

Ngjyrat kuqezi në "San Siro"

Chelsea publikon këpucën e Brojës me flamurin shqiptar

11.10.2022 - 18:44

Armando Broja mban me krenari ngjyrat kuqezi në këpucët e tij. Edhe sot, kur do të luajë në një “tempull kuqezi” siç është stadiumi “San Siro” ku Chelsea i tij do të përballet me Milanin.

Por nuk bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi të milanistëve, një klub i cili raportohet se është interesuar shpesh për sulmuesin shqiptar. Ngjyrat kuqezi të Brojës janë vetëm ato të flamurit shqiptar, siç tregohet në pamjet e shpërndara nga vetë klubi i Chelseas.

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin A.Broja në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi golin e tij të parë në Premier League me fanellën e Chelseas në fundjavën e kaluar dhe shpreson që të vazhdojë në këtë rrugë ndoshta që sonte ndaj kuqezinjve të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN