MENU
klinika

NBA

Clippers fitojnë derbin, Lakers e nisin shumë keq

21.10.2022 - 11:57

Sezon i ri, por duket se Los Angeles Lakers po shfaqet njësoj si ai i kaluar. Humbja e dytë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në Konferencën e Perëndimit për Lakers, që u mundën 103-97 nga Clippers në derbin kalifornian.

Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, vendosur vetëm në fundin e saj. Vendimtar stoli i Clippers, nga ku erdhën plot 43 pikë, duke mos patur një lider në fushë, por kolektivitet. Te Lakers u dalluan Ëalker me 26 pikë dhe Davis me 25. Vetëm 20 pikë për Lebron James. Por nëse këta të tre bënë detyrën mirë, pjesa tjetër e skuadrës ishte në heshtje.

Në Konferencën e Lindjes, debutoi me fitore në NBA skuadra e Milëaukee Bucks, që mundi ngushtë 90-88 në sekondat e fundit Philadelphian. James Harden realizoi 31 pikë, por që nuk mjaftuan për Philadelphia për të fituar, ndërsa për Bucks u dallua i zakonshmi Antetekounmpo me 21 pikë dhe 13 rebound.