MENU
klinika

Studimi i ri

Covidi i plak organet 3-4 vite më shpejt

20.10.2022 - 11:07

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë kërkimi për COVID, shkencëtarët po shohin efektet e para që vërtetojnë një ndryshim dramatik në organet e njeriut pas një infeksioni të COVID-19.

“Covid është një përshpejtues i plakjes tek njerëzit”, tha Dr. Ziyad Al-Aly, drejtor i Qendrës Klinike Epidemiologjike në Universitetin e Uashingtonit.

Ai mblodhi të dhëna nga miliona njerëz në të gjithë vendin. U studiuan veshkat, truri dhe zemra.

Të gjitha përfundimet tregojnë se shumica e organeve njerëzore plaken më shpejt pas infektimit me COVID. Dëmtimi më i madh ndodh tek njerëzit që janë shtruar në spital. Pra që kanë qenë rëndë nga virusi. Po nuk përbëjnë përjashtim nga këto përfundime as ata që e kanë kaluar lehtë Covid-in.

Organet janë plakur si të kishin kaluar 3-4 vjet, vetëm brenda një viti. ‘

Njerëzit humbasin rreth tre deri në katër për qind funksionin e veshkave në vitin që pason infeksionin.

Shpresa e studiuesve gjithsesi është që organet të mund të rikuperohen me kohën, por gjithsesi kjo mbetet për t`u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit