MENU
klinika

30 vjet Kushtetuese

Deklarata e Yuri Kim: Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni!

20.10.2022 - 12:22

Edhe Yuri Kim ka qenë e pranishme sot për aktivitetin në kuadrin e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e mbajtur, ambasadorja amerikane ka bërë deklarata të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.

“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat ë cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, port ë domosdoshme dhe falë këtyre ndryshime GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar.

Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyfishuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet ë bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë”, është shprehur Yuri Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takime me Çelën dhe Ibrahimin

Ambasadorja amerikane zbarkon në Prokurori