MENU
klinika

Kryefjalë mbetet Mbappe

Del në skenë një shkëmbim i bujshëm

13.10.2022 - 16:50

Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm se në fund të këtij sezoni mund ta humbasë Kylian Mbappen, edhe pse palët e nënshkruan një kontratë afatgjate në fund të afatit kalimtar të verës.

Për këtë arsye, gjiganti francez po mundohet të nxjerrë diçka më shumë sesa paratë, pasi të mbetet pa kampionin e botës. Së fundmi po flitet se sulmuesi i pakënaqur në Paris mund të përfundojë në Liverpool gjatë verës së vitit të ardhshëm, pasi PSG-ja nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin Real Madridit.

Ideja e fundit e klubit nga “Parku i Princave” është që t’i shkëmbejë sulmuesit me Liverpool. Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos do të përfundonte në “Anfield Road”, kurse Mohamed Salah do të bëhej parizien.

Mbetet të shihet nëse “Reds” do ta pranojnë këtë propozim, ndërsa atyre do t’ju duhet të paguajnë edhe para shtesë duke e pasur parasysh se Mbappe vlen shumë më tepër se Salah.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas kërkesës së Mbappe për t’u larguar

“Bomba” e fundit, Ronaldo vetofrohet për PSG