MENU
klinika

“Euro 2024”, Cana: Short shumë i mirë

“Detyra e Shqipërisë të lërë një poshtë vetes”

27.10.2022 - 15:11

Lorik Cana flet pak për Kombëtaren shqiptare këto kohë. Duket se është një strategji e tij për të mos e rënduar ambientin kur gjërat nuk shkojnë mirë. Por gjithsesi, së fundmi, në një intervistë për “Panorama Sport”, ai i preku disa temat, që nga shorti për “Euro 2024”, Brojën, krahasimi Reja-De Biasi, etj.

Lorik si ju është dukur Kombëtarja?

Në edicionin e fundit, pra në Ligën e Kombeve, mund të kishin bërë më tepër. Skuadra ka cilësi dhe kjo nuk diskutohet. Megjithatë, unë nuk jam më pjesë e skuadrës. Natyrisht, e ndjek Kombëtaren, por nuk marr përsipër të analizoj se çfarë gjërash nuk shkuan mirë. Vlerësimet nga jashtë ndonjëherë nuk janë shumë realiste.

Ç’mendim keni për shortin e Europianit?

Shumë i mirë.

Vërtet?

Po, vërtet.

Pse mendoni që është i tillë?

Sepse mes Çekisë dhe Polonisë, detyra e Shqipërisë është që të lërë poshtë vetes vetëm një prej tyre.

Por ato gjithsesi janë ekipe të vështira…

Po, padyshim, nuk ka asgjë të garantuar në futboll. Por mund të kishim në short skuadra shumë më të vështira se ato. Nuk mendoj se kemi pasur ndonjëherë shans të tillë në të kaluarën.

Ç’mendim keni për Brojën dhe a jeni dakord me mënyrën se si është menaxhuar ai?

Broja është një lojtar shumë cilësor për Shqipërinë. E mira është që t’i merret maksimumi. Por Shqipëria ka gjithashtu edhe lojtarë të tjerë të shkëlqyer që luajnë sot në nivele të larta. Sa i përket rendimentit dhe menaxhimit të tij në Kombëtare nuk dua ta komentoj, sepse nuk jam aty brenda skuadrës si dikur. Nuk është korrekte të bëj komente nga jashtë.

Ç’mendim keni për Nedim Bajramin?

Shumë i mirë. Më pëlqen realisht shumë, sepse ka cilësi dhe mund të luajë në disa pozicione në fushë.

Përjashto edicionin e fundit, Reja nuk ka qenë keq me rezultatet, sepse arritëm rekord pikësh në kualifikueset e Botërorit, por ama nuk ka krijuar asnjëherë atmosferën që krijoi De Biasi. Pse?

Shikoni, unë Rejën e kam njohur para 10 vitesh dhe mund t’ju them se është një trajner i zoti, me shumë eksperiencë dhe ka ardhur te Shqipëria me dëshirën e mirë për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të lënë gjurmë. Mirëpo nëse e krahasojmë me De Biasin, mendoj se Gianni kishte tjetër qasje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN