Dinamo ka marrë një tjetër triumf në Kategorinë e Parë, kësaj radhe duke mposhtur në transfertë Apoloninë me rezultatin 1-3 në javën e 6-ë. Dy golat të Markut dhe një i Ymerit ishin ato që vulosën fatin e këtij takimi duke e bërë të pavlefshëm golin e Gjatës që barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 11’.
Apolonia duhet të luante edhe me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Topit në minutën e 43’. Kështu “Nëndetësja” vazhdon të “lundrojë” drejt Superiores, duke u ruajtur vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Apolonia numëron vetëm 8 pikë.
Fitore shumë të rëndësishme morën edhe Flamurtari me Korabin, duke qenë në ndjekje të Dinamos. Duket se do të jetë një garë e fortë deri në fund mes 4-5 skuadrash për vendet që të çojnë në Superiore.
REZULTATET
APOLONIA 1-3 DINAMO
Gjata 12′ / T. Marku 8′, 85′, Ymeri 45′
KORABI 4-1 LUSHNJA
Keko 4′, 15′, Beshiraj 13′, 89′ / Nuri 33′
FLAMURTARI 3-0 TËRBUNI
Metani (A.G) 16′, Iakoveli 86′