Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane. Bëhet fjalë për talentin Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, që po shkëlqen te akademia e Celtic në Skoci.
Sipas “Tuttomercatoweb”, për 17-vjeçarin kanë shfaqur interes plot 5 klube të mëdha europiane. Bëhet fjalë për Milan, Juventus, Arsenal, Manchester City dhe Roma.
Rocco Vata së fundmi ka shënuar kundër Fulhamit dhe Leipzig, në Ligën Europiane të të rinjve, duke rënë ndjeshëm në sy me talentin e tij. Vata është mesfushor ofensiv dhe ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth dy milionë euro.
Për ekipin e dytë të Celtic, 17-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje këtë edicion. Rocco Vata është pjesë e përfaqësueses U-18 të Irlandës, shtet ku ka lindur dhe nëna e tij, e cila është gjithashtu dhe bashkëshortja e Rudi Vatës.