UFC dikur krijoi një kategori të re peshash posaçërisht për të pritur Cris Cyborg në kafaz. Ndaj nuk do të jetë çudi që së shpejti UFC të krijojë një tjetër Divizion, për momentin ende të papopulluar, për t’iu përshtatur sensacionit të ardhshëm të madh sportiv luftarak.
Bëhet fjalë për Hasbulla Magomedov nga Dagestani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha: “Thashethemet janë të vërteta. Kam nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje për të luftuar në UFC! Detajet do të zbulohen deri në fund të vitit. Faleminderit UFC, Dana Ëhite, Khabib Nurmagomedov dhe të gjithë ata që ndihmuan që kjo ëndërr të bëhet realite. S’do të dueloj për show”.
Mediat amerikane mendojnë se rivali i tij do të jetë Abdu Rozik, duke parë edhe pamjet e nje video të postuar nga vetë Hasbulla. Gjithsesi, Rozik ende nuk është përgjigjur. Pa një luftë me rregulla të veçanta, është e vështirë të imagjinohet një komision shtetëror që miraton një sfidë të mundshme për Hasbulla e Rozik, bazuar në protokollet e tij aktuale.
The UFC contract has been signed, Abdu Rozik is next pic.twitter.com/GEqmzvMNu9
— Hasbulla 🐐 (@HasbullaHive) October 13, 2022